Guterres i alarmuar nga përshkallëzimi Izrael-Iran, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm NULL NULL 18.06.2025 22:07 18.06.2025 22:07 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruae se mund të ketë “pasoja të mëdha” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen. Guterres thotë se është i alarmuar nga “përshkallëzimi ushtarak i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestimi i Spahiut nga policia serbe, Shala: Serbia krijoi databazë të zyrtarëve aktivë dhe joaktivë të Kosovës 6 minuta më parë
Lajme Presidenti izraelit thotë se civilët u shënjestruan në sulmet iraniane që dëmtuan spitalin "Soroka" 10 minuta më parë