IDF: Superoriteti ajror do të luajë një rol jetësor në konflikt NULL NULL 18.06.2025 17:01 18.06.2025 17:01 Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se që në fillim vendosën që superioriteti ajror do të luante një rol jetësor. Zëdhënësi i IDF-së, Nadav Shoshani thotë filloi me një përpjekje të përbashkët për të hartuar me kujdes sistemin iranian të mbrojtjes ajrore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ekipet e inteligjencës filluan të ndërtonin bankat e objektivave të mbrojtjes ajrore, me një fokus në vendin ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kryesor i IDF-së”, është shprehur ai. Superioritet ajror konsiderohet aftësia për të kryer operacione ajrore pa ndërhyrje të jashtëzakonshme nga forcat kundërshtare. Izraeli e arriti këtë në mënyrë efektive në një zonë jetësore nga perëndimi i Iranit deri në kryeqytetin, Teheran, në më pak se 48 orë. Që atëherë ai ka kontrolluar edhe qiellin mbi Teheran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025