67-vjeçari i kishte murosur në banesë, zbulohet arsenal armësh në Vlorë (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 11:57 18.06.2025 11:57 Një arsenal armësh është gjetur i fshehur në murin e një banese në Vlorë. Policia gjatë një kontrolli në katin të dytë të një ndërtese ka gjetur të murosura 2 automatikë, mbi 2200 fishekë, 12 granata dhe 14 ndezës granatash, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Raportohet se pronari i banesës, është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. “Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shtek që mbesim veç t'u i ndreq kerret s'kemi” / Rruga Deçan-Pejë në gjendje të mjerueshme (VIDEO) 7 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se prej të premtes, Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë 12 minuta më parë