Vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin NULL NULL 18.06.2025 11:47 18.06.2025 11:47 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka shpallur vendimin për dy të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi, të cilët akuzohen për përfitimin e tre milionë eurove përmes skemave të mashtrimit me call-centera. Të dy u shpallën fajtorë dhe iu sekuestruan pasuritë e shumta të vendosura në rrugë të paligjshëm. Gjykimi ndaj tyre u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka solli përfitimin e uljes së dënimit me 1/3. Jusel Mici u dënua fillimisht me 12 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkuartuar do të vuajë 8 vite burg. Ndërsa Mendim Domi nga 11 vite që u dënua do të duhet të kaloj në burg 7 vite e 4 muaj, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Të dy të pandehurit janë shpallur fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, për pastrim parash dhe për fshehje të ardhurash. Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal i tyre ishte i shtrirë në disa shtete të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, Lituaninë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku përmes kompanive fiktive dhe faqeve të internetit të kontrolluara nga grupi, josheshin qytetarë për të investuar në platforma të rreme për tregti me letra me vlerë dhe kriptovaluta. Viktimat transferonin shuma të konsiderueshme në llogari të huaja që më pas përdoreshin për të zhdukur gjurmët e parave përmes konvertimit në kriptovaluta ose transferimeve të mëtejshme në shoqëri të tjera. Sipas SPAK, dëmi ekonomik i provuar nëpërmjet kallëzimeve të depozituara kap vlerën e 3 milionë eurove, por që dyshohet se numri real i të dëmtuarve dhe shuma e përfituar nga aktiviteti kriminal është shumë më e madhe. Në kuadër të këtij procesi penal, Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një numri të konsiderueshëm pasurish në emër të Jusel Micit, Mendim Domit dhe personave të afërt të tyre, përfshirë apartamente dhe prona të paluajtshme dhe llogari bankare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov? 8 minuta më parë
Kosova Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO) 16 minuta më parë