Europa League: Prishtina ka punë me skuadrën nga Moldavia NULL NULL 17.06.2025 15:31 17.06.2025 15:31 Fc Prishtina, është njoftuar me kundërshtarin e saj në rrethin e parë kualifikues të Europa League. Fituesja e Kupës së Kosovës, në këtë faze do të kenë punë me skuadrën nga Moldavia, FC Sheriff Tiraspol. Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 10 dhe 17 korrik, transmeton Klankosova.tv. Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi, që rikthehet në garat evropiane pas disa vjetësh mungesë, po synojnë të shkojnë sa më larg në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.