Ekskluzive: Gjykata ‘dorëbutë’ ndaj Agim Rexhepit që u kap me 10 kg drogë në Prishtinë, e liron nga paraburgimi NULL NULL 17.06.2025 15:11 17.06.2025 15:11 I dyshuari për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, Agim Rexhepi, i cili përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit, ka shpëtuar lehtë nga masa e paraburgimit. Ai u lirua pasi ofroi një shumë të madhe dorëzanie, raporton ekskluzivisht Klankosova.tv. Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nxjerrë vendim për lirimin e Rexhepit nga paraburgimi, më 13 qershor 2025. Sipas të njëjtave burime, i njëjti ka ofruar 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar, raporton Klankosova.tv Ndryshe, Agim Rexhepi është emër i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë. Ai ka qenë cak i hetimit të Antidrogës që një kohë, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve. Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Kapja e 10 kg drogë, bastisja po vazhdon në shtëpinë e familjes së Agim Rexhepit në Vranjevc Ekskluzive: Ky është i dyshuari që është cak i Antidrogës, po i bastiset shtëpia