Kampionët shqiptarë mësojnë kundërshtarët e tyre në Champions League NULL NULL 17.06.2025 15:17 17.06.2025 15:17 Tre kampionët shqiptarë, tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e parë të kualifikimeve në Champions League. Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, në këtë faze do të përballet me Differdange 03 nga Luxemburgu. Me kundërshtarin e saj, sot u njoftua edhe kampionia shqiptare Egnatia. Në lojën e parë kualifikuese, skuadra nga Rrogozhina do të ndeshet me ekipin nga Islanda, Breidablik, transmeton Klankosova.tv. Derisa, Shkëndija e Tetovës, kampione e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të ketë punë me kampionët e Wellsit, The New Saints FC. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 8 dhe 9 korrik, derisa ato të kthimit do të luhen më 15 dhe 16 korrik. Shorti i Champions League sot u hodh në Nyon të Zvicrës./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025