Çitaku kritikon ashpër Gërvallën për deklaratën rreth mbrojtjes së Kosovës nga Serbia NULL NULL 17.06.2025 14:36 17.06.2025 14:36 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, pas një deklarate të saj të fundit në një intervistë për gazetarin Çim Peka. Gërvalla ka thënë: “Një gjë ua them ndërkombëtarëve. Që në Kosovë nëse Serbia na sulmon, dhe nëse Serbia mendon që mund të pushtojë territore, të jeni të sigurt që ne e mbrojmë vendin”. Kjo deklaratë është pritur me reagime të forta nga Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar atë si një fyerje të rëndë për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. “Çfarë fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të”, shkruan Çitaku. Postimi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.