“Kam me të vra”, e moshuara rrëfen si po kërcënohet nga djali i burrit të ndjerë (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 14:01 17.06.2025 14:01 Sevdije Krasniqi Qorri, një 64-vjeçare nga Drenasi, ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme që, sipas saj, po i vijnë nga fëmija i burrit të ndjerë. E moshuara pretendon se prej vitesh është në konflikt për çështje pronësore, konkretisht për shtëpinë dhe tokën ku aktualisht jeton. Kërcënimet më të rënda, sipas saj, po i vijnë nga djali i burrit të ndjerë, i cili jeton në Australi. “Prej djalit të vogël të burrit, më kërcënon. Ai jeton në Australi, dhe vetë babait të tij i ka thënë: ‘Gruas tënde kam me vra, nuk ia lejoj asnjë pllam të pronës tonë'”, ka deklaruar Krasniqi-Qorri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ndërkohë rasti i saj është paraqitur edhe në gjykatë. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.