Tensionet Izrael-Iran, Bajra: Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 13:11 17.06.2025 13:11 Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, ka folur rreth tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, duke vënë theksin te ndikimet e drejtpërdrejta që kjo krizë po shkakton në tregjet globale, veçanërisht në çmimin e naftës. “Nëse ndodh ndalja e transportit ujor në ngushticën e Hormuzit, atëherë efekti do të jetë i madh në dy drejtime, së pari në transportin e naftës në mbarë botën dhe së dyti në ndaljen e eksporteve drejt Evropës, gjë që do të rrisë presionin mbi inflacionin dhe çmimet”, tha Bajra në një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ai shtoi se rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme, duke theksuar se “është një çmim që të gjithë jemi të detyruar ta paguajmë”. Sipas tij, dy muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht sfidues për ekonominë globale, e cila nuk po arrin të absorbojë dot tronditjet e shkaktuara nga tarifat, gjeopolitika dhe, siç u shpreh ai, “lëvizjet tektonike të pllakave ekonomike” që po ndodhin në botë./Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.