Blakaj: Izraeli po synon ndaljen e programit bërthamor dhe ndryshimin e pushtetit në Iran NULL NULL 17.06.2025 12:48 17.06.2025 12:48 Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e pestë, me sulme të ndërsjella nga të dyja palët. Në lidhje me këtë përshkallëzim të situatës, njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Sipas Blakajt, Izraeli, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dy qëllime kryesore në këtë konflikt. Ndërprerjen e programit bërthamor të Iranit. Si qëllim i parë është ndalimi i zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve bërthamore iraniane, transmeton Klankosova.tv. Njëherësh, përgatitja për ndërrimin e pushtetit në Iran. Ky qëllim i dytë, sipas Blakajt, është më afatgjatë dhe tashmë po hyn në skenë. Ai thotë se është paralajmëruar prej kohësh, dhe ka të bëjë me krijimin e kushteve për një ndryshim të pushtetit në Iran. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.