Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

NULL NULL
17.06.2025 10:50

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të 33-të të seancës konstituive.

Ajo para mediave komentoi deklarimin e presidentit të ShBA-së Donald Trump, se do t’i kthehet çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Haxhiu se në vazhdimësi mirëpritet roli i ShBA-së në raport me Republikën e Kosovës.

“Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, tha ajo para mediave njofton Klankosova.tv.

Tutje ajo theksoi se normalizimi i raporteve me Serbinë është i mundur, por sipas saj duhet presion mbi shtetin serb.

“Ata të cilët në vazhdimësi kanë qenë destruktiv në këtë proces është Serbia, andaj ka qenë dhe është tejet e rëndësishme që ky presion të vendoset mbi Serbinë”, deklaroi Haxhiu./ Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.