Hungaria bën përgatitjet finale për pritjen e presidentes Osmani (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 11:01 17.06.2025 11:01 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Hungari. Vizita e shefës së shtetit, po bëhet me ftesën e homologut të saj, Tamas Sulyok, transmeton Klankosova.tv. Tashmë shteti hungarez i ka bërë përgatitjet finale të ceremonisë zyrtare për pritjen e Osmanit. Kjo ceremoni do të zhvillohet në sheshin Kossuth Lajos në Budapest./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.