Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

NULL NULL
17.06.2025 10:30
Prokuroria Themelore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren. Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Remzi Pulaj, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një qytetar.

Pulaj, dyshohet se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dielën kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik, njofton Klankosova.tv.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se rrahu brutalisht një qytetar në Prizren

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.