Balje: Duhet të kalojnë inatet politike – gjendja nuk është e mirë (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 10:20 17.06.2025 10:20 Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se po ndjehet keq me gjendjen e krijuar në Kosovë. Para mediave, ajo tha se duhet të kalojnë inatet politike, pasi sipas saj, gjendja nuk është aspak e mirë. “Nëse ne nuk jemi gati brenda, nuk e besoj që mund të bëjmë diçka të mirë, fuqia vjen prej brenda, jo prej jashtë. Nuk besoj që dikush ka vullnet me ndihmu Kosovën nëse në vetë nuk e bëjmë këtë. Duhet të japim shenja se jemi serioz. Me kalu inatet politike, mund të jemi të bashkuar. Nuk jam lodhur nga seanca, por për mua kjo gjendje nuk është e mirë, diqysh po më vjen keq edhe prej njerëzve, jemi total jofunksional, nuk mundesh as me ndihmu, njerëzit kanë nevojë për ndihma. I kemi duart e lidhura, nuk është mirë për askënd. Ne duhet të gjejmë zgjidhje, jo bojkot”, tha Balje, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.