Tahiri thotë se Trump solli mesazh që Kosova të angazhohet maksimalisht për një qeveri pa Kurtin NULL NULL 17.06.2025 09:58 17.06.2025 09:58 Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri po thotë se presidenti ameriakan, Donald Trump ka dërguar mesazh të qartë që Kosova të angazhohet maksimalisht për një qeveri të re. Siç tha ai, kjo qeveri, duhet të mos përfshijë Albin Kurtin, meqë vlerëson se do t’i bënte dëme vendit. ”Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump”. ”Nëse deri sot kemi pasur dyshime në atë se a duhet të vazhdojë apo jo, pavarësisht që ka dalë si parti në zgjedhje, paralajmërimi i Trumpit na dërgon një mesazh të qartë se duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që kemi qenë në opozitë, vendit t’i japim një qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe të VV-së”. ”Përfshirja e VV-së në raport me administratën e Trumpit do t’i bëjë dëm vendit tonë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.