Çitaku për qasjen e Trump: Kurtit s’i bëhet vonë, Kosova të jetë e përgatitur të përballet me një botë që po ndryshon vazhdimisht NULL NULL 17.06.2025 09:49 17.06.2025 09:49 Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa u shpreh se Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me një botë që është duke ndryshuar vazhdimisht. Ajo ndër tjera, pati kritika ndaj siç e quajti deputet Albin Kurtin, për siç tha se i solli Kosovës sanksione pas 26 vitesh, transmeton klankosova.tv. ”[Me administratën e parë Trump] Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli”. ”Fatkeqësisht deputetit Albin Kurti, nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione, pas 26 vitesh Kosova është në sansksione nga vendet që Kosovën e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.