Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot në Kamenicë do të zbulohen shkronjat e lavdishme të UÇK-së (FOTO)

NULL NULL
17.06.2025 09:55

Komuna e Kamenicës sot do ta kremtojë 26 vjetorin e çlirimit.

Për ta shënuar këtë datë tejet me rëndësi, janë organizuar disa aktivitete.

Një aktivitet tejet i veçantë do të jetë ai i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kamenicë.

Milaim Limoni, kryetari i Veteranëve të kësaj komune shkurtimisht dha detaje lidhur me manifestimin në fjalë.

Limani deklaroi se sot në një ceremoni do të zbulohen edhe tri shkronjat e UÇK-së.

“Aktiviteti në fjalë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe është përkrahur nga Komuna e Kamenicës, por edhe ajo e Gjilanit. Zbulimi i tyre do të bëhen me një program kulturo-artistik”, deklaroi Limoni për Klankosova.tv

“Zbulimi i shkronjave do të bëhet me fillim nga ora 20:00 te varrezat e dëshmorëve”, theksoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.