Një grua vdes në QKUK, policia nis hetimet NULL NULL 17.06.2025 08:47 17.06.2025 08:47 Foto nga arkivi: QKUK Një grua ka vdekur në QKUK ku ishte duke marrë tretman mjekësor. Policia bën të ditur se fillimisht ishte raportuar për një person të shtrirë në tokë në Prishtinë. Më pas, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që ka marrë viktimën për trajtim mjekësor. “Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thotë policia, njofton Klankosova.tv. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë