Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura NULL NULL 16.06.2025 23:52 16.06.2025 23:52 Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor të Trafikut, Remzi Pulaj. Në lidhje me ngjarjen ka folur Genc Gjini, avokati i palës së dëmtuar, i cili tha se klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ka pësuar fraktura nga goditjet që i ka dhënë polici Pulaj. “Klienti që e përfaqësoj është në gjendje të rëndë shëndetësore, sepse ka marrë fraktura nga goditjet që i ka dhënë polici në fjalë. Polici është ndaluar nga ana e autoriteteve. Ai për një kundërvajtje fare të thjeshtë e ka shfrytëzuar rastin që të abuzojë me detyrën dhe ta keqtrajtojë personin duke i shkaktuar fraktura vetëm pse i ka shqiptuar një gjobë”. “Po të shihen fotografitë dhe po të shihet gjendja shëndetësore e Sefer Fetahut, ai është në gjendje të mjerueshme dhe e përshëndes veprimin e IPK-së të cilët e kanë suspenduar policin dhe prokurorisë përkatëse, pasi ai është i ndaluar dhe pritet të dalë nesër para gjyqit”, tha avokati Gjini në Edicionin Special në Klan Kosova. Tutje, ai paralajmëroi se së shpejti do t’ia dorëzojë Klan Kosovës edhe pamjet nga vendi i ngjarjes se si polici e merr guximin dhe e sulmon brutalisht një qytetar. Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se rrahu brutalisht një qytetar në Prizren *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 11 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 11 orë më parë