Irani thotë se vala e fundit e sulmeve kundër Izraelit do të vazhdojë deri në agim NULL NULL 16.06.2025 23:16 16.06.2025 23:16 Vala e nëntë e sulmeve iraniane kundër Izraelit ka filluar dhe do të vazhdojë deri në agim, raportuan mediat iraniane të hënën, duke cituar një zëdhënës të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Aktualisht është pothuajse mesnatë në Izrael. Siç shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv, sulmet përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat po shkojnë drejt qyteteve izraelite të Haifës dhe Tel Avivit, sipas Mehr News, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane lajmesh. Ndryshe, në një deklaratë të bërë së fundi, kryeministri izraelit, Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit. / Klankosova.tv Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Për 10 vjet i vetëm në mal e pa rrymë, ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e gjeti paqen me vetën (VIDEO) 5 minuta më parë