Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump me zotim për Kosovën, Deda: Merruni me punë të shtetit, jo me Albulenën e budallakina (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2025 21:15

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se tashmë radhën për t’u marrë Amerika me të e ka edhe raporti Kosovë – Serbi, ndonëse sipas tij, shumë opinionistë e diplomatë të jashtëm kanë thënë se asnjëri vend s’do të vijë në rend dite për SHBA-të.

Deda tha se shumë prej politikanëve të Kosovës janë lutur që të mos vijë kjo ditë, por tha se Kosova duhet të përgatitet dhe të merret me punët e shtetit e jo me siç tha, “Albulena Haxhiun dhe budallakina”.

“Shumë prej njerëzve në politike të Kosovës janë lutur që të mos na vijë dita, por erdhi. Ne thoshim ‘ishalla nuk na vjen rendi pasi që të zgjidhet Ukraina, pasi mund të jetë precedent i keq për ne’”.

“Kështu që Kosova duhet të përgatitet. Ajo çka mund një njeri i vendit tonë të thotë është “’politikë, çohu prej gjumi, nisja merru me punë të shtetit e jo me Albulena Haxhiun dhe budallakina’”, u shpreh Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se në këtë situatë nuk ka as proces e as kushte dhe se sipas tij, vendi duhet të jetë i përgatitur për atë çka i servohet në tavolinë dhe politika duhet të parapërgatitet për atë pak hapësirë, nëse ka, për negocim.

“Duhet të ketë një konsensus të brendshëm që ta kalojmë së bashku. Në këtë përballje apo në përfundim të një marrëveshjeje me Serbinë, sidomos nëse garantuese është pala amerikane, Kosova duhet të jetë serioze. E vendi më joserioz në Evropë sot është Kosova”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.