Behluli: Protestat masive në Serbi s’kanë prekur Luginën, por mund të frymëzojnë të rinjtë NULL NULL 17.06.2025 08:15 17.06.2025 08:15 Protestat që po zhvillohen prej muajsh në mbi 30 qytete të Serbisë nuk kanë pasur deri tani asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në Luginën e Preshevës. Kështu u shpreh për Klankosova.tv gazetarja nga Lugina, Ardita Behluli, e cila theksoi se megjithëse kjo lëvizje nuk ka reflektuar në rajon, ajo mund të shërbejë si frymëzim për të rinjtë shqiptarë atje. “Deri më tani protestat e studenteve që po zhvillohen në qytete si Beogradi, Novi Sadi e Nishi nuk kane pasur ndikim në Luginë të Preshevës. Ne mendojmë se studentët protestojnë për: Zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi për ngjarje tragjike si sulmet në shkolla apo në stacione, llogaridhënie të qeverisë në nivel shtetëror”, tha Behluli. Ndërkohë sipas saj, në Luginë “shqetësimet janë të përqendruara në: Diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve, pasivizimin e adresave, mungesën e përfaqësimit në institucionet shtetërore, të drejtat kulturore dhe arsimore të komunitetit shqiptar”. “Atmosfera e mosbesimit ndaj institucioneve shtetërore dhe kërkesa për ndryshim politik që vjen nga protestat studentore në mbarë Serbinë, mund të inkurajojë edhe të rinjtë në Luginë të bëhen më aktivë në kërkesat e tyre”, u shpreh ajo./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë