Serbia dhe Bosnja kundër deklaratës së Samitit të SEECP-së në Tiranë, shkak Ukraina dhe NATO NULL NULL 16.06.2025 20:30 16.06.2025 20:30 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar. “Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane”. “Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Begaj, shkruan Euroneës, transmeton KLankosova.tv. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale, pasi tha se çfarëdo që ndodh sot në botë është rrezik edhe për rajonin. Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Protestat në Serbi “tronditin” Vuçiqin, Maliqi: Politika kosovare të ketë kujdes nga skenarët ku akuzohen shqiptarët 7 minuta më parë
Kosova "KRU" Hidroregjioni Jugor" me aksion për shkyçje të konsumatorëve të rikyçur ilegalisht në ujësjellës (VIDEO) 7 minuta më parë