Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit NULL NULL 16.06.2025 20:21 16.06.2025 20:21 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC News, transmeton Klankosova.tv, Netanyahu tha se çdo plan i mundshëm për të vrarë udhëheqësin iranian “nuk do ta përshkallëzojë konfliktin, por do t’i japë fund konfliktit”. Dhe, i pyetur drejtpërdrejt nëse Izraeli do ta shënjestronte udhëheqësin suprem, Netanyahu përgjigjet: “Po bëjmë atë që duhet të bëjmë”. “Ne i kemi vënë në shënjestër shkencëtarët e tyre më të mirë bërthamorë”, shton ai. Udhëheqësi izraelit deklaroi gjithashtu se vendimi i tij për të synuar Iranin është bërë “në shërbim të njerëzimit” për t’u mbrojtur nga kërcënimi i supozuar bërthamor i Iranit. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trump kërkon evakuimin e Teheranit ndërsa konflikti Iran-Izrael hyn në ditën e pestë 17/06/2025