Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masakra në Mejë: 53 të akuzuarit në arrati, gjykohen në mungesë (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2025 20:20

Gjykata Themelore e Prishtinës në njërën nga sallat e saj të hënën mbajti seancë fillestare. Por, të akuzuarit nuk ishin aty. Vetëm avokatët e tyre.

53 serbët e dyshuar se e kanë kryer Masakrën e Mejës së Gjakovës, nuk u paraqitën në gjykatore pasi autoritetet kosovarë nuk kanë arritur t’i kapin.

Për Momir Stojanoviq e të tjerët, prokurori i rastit Ilir Morina, kërkoi që gjykimi të zhvillohet në këto rrethana me që janë harxhuar përpjekjet për praninë e të akuzuarve. Madje amini iu dha edhe nga gjyqtarja.

Sipas aktakuzës, të pandehurit planifikuan vrasjen e mbi 100 personave dhe djegien e të gjitha shtëpive në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë policive serbë nga UÇK-ja.

Trupat e 370 shqiptarëve të vrarë nga forcat e kryekriminelti Sllobodan Millosheviqit, u gjetën në Batajnicë të Serbisë.

Më këtë rast të akuzuarit që debuan edhe 20 mijë banorë, ngarkohen për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”./Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.