Irani po përdor shkollat si strehimore kundër bombave NULL NULL 16.06.2025 17:16 16.06.2025 17:16 Foto nga PBS Ministria e Arsimit e Iranit ka rikthyer shkollat në strehimore kundër bombave mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, sipas raporteve të mediave shtetërore. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ISNA citoi ministrin e Arsimit të Iranit, Alireza Kazemi, i cili bëri thirrje që njerëzit të ndihmojnë ministrinë në mënyrë që shkollat të mund të ofrojnë shërbime si baza emergjente. Ai tha se shkollat tashmë kanë ujë, energji elektrike, gaz dhe pajisjet e nevojshme shkollore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Përshkallëzimi vdekjeprurës në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit hyri sot në ditën e katërt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tensionet Izrael-Iran, Bajra: Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme (VIDEO) 4 minuta më parë