Bale shumë afër blerjes së klubit anglez NULL NULL 16.06.2025 17:05 16.06.2025 17:05 Ish-legjenda e Tottenham Hotspur, Gareth Bale, mund të bëjë një rikthim tronditës në Angli, pasi janë zbuluar detaje të ‘bisedimeve sekrete’ për të blerë klubin anglez, Plymouth Argyle. Sport Bible, raporton se bisedimet për një marrëveshje kanë ndodhur tashmë, dhe besohet se janë përfshirë edhe anëtarë të familjes Storch me bazë në Amerikë. Besohet se kryetari aktual i Argyle, Simon Hallett, ka kërkuar investime për të paktën një vit dhe kohët e fundit ka rënë dakord për një marrëveshje për të shitur një pjesë të aksioneve të klubit, por kjo marrëveshje dështoi muajin e kaluar. Duket se Bale dhe grupi i tij mendojnë se tani është koha e përkryer për të investuar te Argyle, i cili kohët e fundit emëroi ish-trajnerin e Watford, Tom Cleverley, si trajnerin e tyre të ri, pasi skuadra ra nga Championship në maj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025