Samiti i SEECP-së, Begaj: Synim i Shqipërisë, lidhja e fortë me Bashkimin Evropian NULL NULL 16.06.2025 17:10 16.06.2025 17:10 Presidenti i Shqipërisë, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore foli për arritjet që ka bërë Shqipëria përgjatë kryesisë së saj në SEECP. Ai thotë se rezultatet e tilla, shtyjnë Shqipërinë të punojë edhe më fort, transmeton Klankosova.tv. “Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Vendi ynë ka pasur nderin e kryesisë njëvjeçare. Ky bashkëpunim ka sjell rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve tanë. Ne vlerësojmë arritjet e deritanishme si dyfishimin e rritjeve tregtare, heqjen e tarifave rouming në Ballkanin Perëndimor, uljen e çmimeve rouming në vendet e Bashkimit Evropian, hapjen e korsive të gjelbra dhe blu që zvogëlojnë vonesat në kufi, pesë marrëveshjet e lëvizshmërisë që lehtësojnë lëvizjen e të punësuarve në rajon, si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sigurisht që rezultate të tilla na shtyjnë të punojmë edhe më shumë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parmeve të kësaj platforme”, u shpreh Begaj. Tutje, ai thotë se qëllim i Shqipërisë mbetet zgjidhja paqësore, lidhje e forta me BE-në dhe një angazhim i qartë ndaj vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025