A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja? – Ardian Gjini sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 16.06.2025 15:45 16.06.2025 15:45 Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Në intervistën kryesore do të diskutohet për bllokadën insitucionale, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe për zgjedhjet lokale. Gjithashtu, me Gjinin do të diskutojmë edhe për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do ta zgjidhë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. A është e gatshme AAK-ja për zgjedhje të reja? A ka filluar AAK-ja me përgatitjet per zgjedhjet lokale? Cila mund të jetë zgjidhja e Trump për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025