Begaj pret ministrat e jashtëm të rajonit në kuadër të samitit të SEECP-së NULL NULL 16.06.2025 14:54 16.06.2025 14:54 Ka filluar pritja e liderëve rajonalë në Tiranë nga presidenti Bajram Begaj, me rastin e samitit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Tirana gjatë ditës së sotme bëri bashkë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore, në një aktivitet që shënoi përmbylljen e presidencës shqiptare të SEECP-së. Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore e mbajti ministri Ilgi Hasani, i cili u ndal te bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade, transmeton klankosova.tv. Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025