Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 14:32 16.06.2025 14:32 Gerta Gixhari Ish-konkurrentja BBVA-së, Gerta Gixhari në një intervistë ekskluzive për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, foli për marrëdhënien e saj me fituesin e këtij formati, Gjestin. Ajo ndër të tjera tha se i pëlqen arti i Gjestit, derisa shtoi se e ka uruar për këngën e re “Veshu, ndrequ”, transmeton Klankosova.tv. “Unë i kam dërguar mesazhe, e kam uruar për këngën e re. Më ka pëlqyer kënga e re ‘veshu, ndrequ’, është shumë e bukur. Unë e kam shprehur pëlqimin për artin e Gjestit, ia kam shprehur edhe brenda shtëpisë, sepse ata dy këngë të paktën që i ka hit, i ka shumë të lezetshme, më kënaqin kur i dëgjoj”, u shpreh Gixhari. Tutje, Gixhari ka thënë se raporti me Gjestin ka qenë shumë i lezetshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Dashuria që nuk shuhet, prindërit e Anton Yelchinit vizitojnë varrin e tij pothuajse çdo ditë 16/06/2025