Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar

NULL NULL
16.06.2025 14:15
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK

Sot shënohet Dita e Çlirimit në Deçan. Në këtë ditë të shënuar, atje prezent ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se sot, ‘Deçani i trimërisë dhe sakrificës është ringritur e zhvilluar’.

E në këtë ditë, Deçani nderoi Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”.

Ndër të tjera, Haradinaj ndau medalje për kolonelin Jacobus “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, u bënë homazhe lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, transmeton Klankosova.tv.

“Përjetësisht i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.