LDK i kundërpërgjigjet Kurtit, ia renditin se sa herë Qeveria e tij ka shkelur Kushtetutën NULL NULL 16.06.2025 13:09 16.06.2025 13:09 Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka akuzuar Albin Kurtin për uzurpim të zyrës së kryeministrit. Kjo vjen pasi kryeministri në detyrë ka deklaruar se Kushtetua po shkelet, transmeton Klankosova.tv. “KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT – Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën. Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook. “Ja disa raste flagrante: Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës; Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim; Ligji për zyrtarët publik; Ligji për pagat; Ligji për masat e përkohshme në treg; Shkarkimi i Bordit të RTK-së;; Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së; Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil. Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti”, përfundoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025