Llorente u ankua për temperaturat e larta në ndeshjen ndaj PSG-së NULL NULL 16.06.2025 12:47 16.06.2025 12:47 Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes PSG-së dhe Atletico Madridit, e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Kampionët e Evropës nuk dëshpruan as këtë radhe, ku të cilët mposhtën spanjollët me rezultat të thellë 4 me 0, transmeton Klankosova.tv Kjo ndeshje shpeshherë kishte pasur pauza shkaku i motit tejet të nxehtë, në Pasadena të Kalifornisë, qytet disa kilometra larg Los Angelesit. Lidhur me këtë pati edhe ankesa nga futbollisti Marcos Llorente, i Atletico Për këtë Marcos Llorente, u ankua rreth zhvillimit të ndeshjes dhe vapës së madhe të Kalifornisë. “Është e pamundur të luash kështu, në këtë orë, me këtë vapë. Është tmerrësisht vapë. Më dhembnin thonjtë e këmbëve. Nuk mund të vrapoja mirë… Është e pabesueshme. Meqenëse është e njëjta gjë për të gjithë, nuk është justifikim”, u shpreh Llorente. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days