Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike NULL NULL 16.06.2025 12:18 16.06.2025 12:18 Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë. Sipas njoftimit, dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme, transmeton Klankosova.tv. “Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të përsëritet gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 20:00”, u bë e ditur në njoftim. “Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 3 minuta më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 57 minuta më parë
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 2 orë më parë