Dëshmia tronditëse pas vrasjes së shqiptares në Itali – Këto janë temat që trajtohen sot në ‘Kosova Today’ NULL NULL 16.06.2025 11:59 16.06.2025 11:59 Emisioni ‘Kosova Today’ në Klan Kosova e nis edicionin e parë për këtë javë me çështje të ndryshme që do të diskutohen me të ftuarit. Ngjarja kryesore botërore Izrael – Iran, pas sulmeve të reja nga shteti iranian, do të jetë temë diskutimi bashkë me Arientin Abdylin, Emanuela Durmishin dhe Ita Ganin. Vrasja e shqiptares në Itali nga ish burri i saj do të trajtohet në bllokun e dytë me Alba Kepin. Një temë tjetër është edhe deklarata e presidentit amerikan Donald Trump ku u zotua për riangazhim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Genc Burimi dhe Misha Pumo do të flasin nëse ky reagim është një mbështetje indirekte për një qasje më të fortë amerikane në Ballkan. Për marrëveshjen e zyrtarizuar tashmë që të dënuarit nga Gjykata Speciale t’i vuajnë dënimet edhe ne Belgjikë, janë të ftuar Azdren Shala dhe Elena Uka. Ndërsa deklarata e Kandiq, që “Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë”, do të diskutohet me Dusan Janjic. Për më të rejat e showbizit, mund ta ndiqni bllokun e fundit me Angjeli Dikollin dhe Redjon Shtyllën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 6 minuta më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 59 minuta më parë
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 2 orë më parë