Gjykimi në mungesë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës NULL NULL 16.06.2025 11:27 16.06.2025 11:27 Foto ilustruese. Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës, u lexua aktakuza nga prokurori Ilir Morina, ndërkaq gjykatësja Violeta Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës. Fillimisht, prokurori Ilir Morina tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për mbajtjen e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve, shkruan Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv. Prokurori tha se për të akuzuarit janë lëshuar fletërreshtimet ndërkombëtare nga gjykatësit i procedurës paraprake, për sigurimin e tye. Morina kërkoi të zhvillohet gjykimi duke respektuar në tërësi të drejtat dhe liritë themelores. Më pas, gjykatësja e rastit Violeta Namani-Hajra, tha se Gjykata ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke publikuar ftesën dhe aktakuzën në ueb-faqe të Gjykatës. Por, shtoi se prezent nuk është në sallë asnjë prej të akuzuarve. Sipas saj, Gjykata është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj Gjykata mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë. Të akuzuarit do të mbrohen gjatë gjithë gjykimit nga mbrojtësit e tyre. Më pas, prokurori Ilir Morina lexoi aktakuzën, ndërsa gjykatësja Namani-Hajra njoftoi se të akuzuarit brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Të gjithë të pandehurit, deri tani gjenden në arrati. Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçilo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshan, Danilo Zeçeviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shçepanoviq, Predrag Stojanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Lekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashqeviq, Dushan Prashqeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçilo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajloviq, Mirash Gegoviq, Zoran Mirkoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçilo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq. Sipas aktakuzës, të akuzuarit në periudhën 1998-1999, gjatë kohës së luftës, në fshatrat e Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, të pandehurit: Momir Stojanoviq- si shef i Departamentit të Sigurisë së Komandës në Korpusin e Prishtinës, Sreten Çamoviq- Shef i Departamentit të Shtetit për Siguri (UDB), Nikola Miqunoviq-Komandant i Njësive Rezervë, Milovan Kovaçeviq- Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, Sergej Peroviq- Shef i Sigurimit në Brigadën 52 të Artilerisë dhe Raketave të Mbrojtjes Ajrore në Garnizonin e Gjakovës, Korpusi i Prishtinës- Armata III, Verolub Zhivkoviq- Komandant i Postëkomandës Pararojë dhe Shefi i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Milan Kotur- Shef i Këmbësorisë në Komandën e Korpusit të Prishtinës, Radomir Çoliq- Komandant i Njësive “Posebne Jednice Policije” (PJP) të Policisë në Gjakovë, Dragutin Josifoviq- Komandant i Stacionit Policor në fshatin Ponoshevc të Gjakovës, Franko Simatoviq- Komandant i Stacionit Paramilitar “Jedinica za Spedijalne Operacije (JSO), Momçilo Stanojeviq- Komandant i Mbrojtjes Territoriale, Vllatko Vukoviq- Komandant i Batalijonit të Dytë të Brigadës së Motorizuar, Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 parashutiste. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025