Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizajasi vetëplagoset në këmbë, policia i gjen dhe konfiskon armë në shtëpi

NULL NULL
16.06.2025 09:32
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Një mashkull kosovar në Ferizaj, është vetëplagosur mbrëmë në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e qytetit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore me 223 diabolla dhe një pushkë gjysmë automatike me 71 fishekë, transmeton klankosova.tv.

”Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.