Von der Leyen flet me Netanyahun, ka një kërkesë NULL NULL 15.06.2025 23:57 15.06.2025 23:57 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Në një postim në “X”, Von der Leyen theksoi angazhimin e BE-së për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që synojnë de-përshkallëzimin e tensioneve në rajon. “Ne po ndjekim me shqetësim të thellë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe përsërisim angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet diplomatike që çojnë në de-përshkallëzimin. Nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ndërsa Irani mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale. Evropa ka qenë gjithmonë e qartë: Irani nuk mund të fitojë kurrë një armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar. Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime të forta lidhur me programet raketorë bërthamorë dhe balistikë të Iranit, të cilat godasin jo vetëm qytete në Izrael, por edhe në Ukrainë.” Ajo gjithashtu foli për situatën në Gaza, duke e përshkruar atë si “të papranueshme” nga ana humanitare. Von der Leyen gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e menjëhershëm të ndihmës humanitare për civilët në nevojë dhe kërkoi rifillimin e armëpushimit, si dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, për të arritur një përfundim të qëndrueshëm të konflikteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prindërit e Arbnor Spahiut me deklaratë publike: Kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët 2 minuta më parë
Kosova Punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk u ekzekutohen pagat, paralajmërohen protesta 3 minuta më parë