Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident fatal në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

NULL NULL
15.06.2025 23:48

Kosovari Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.