Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi izraelit vret shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

NULL NULL
15.06.2025 22:47

Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik, Mohammed Kazemi, është vrarë.

Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC dhe TV shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij, Hassan Mohaqeq dhe komandantin, Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën.

Në një intervistë për Fox News pak orë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha: “Mund t’ju them se kemi në Teheran shefin e tyre të inteligjencës dhe zëvendësin e tij”, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.