Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

NULL NULL
15.06.2025 22:40

Faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit ka filluar, raportoi të dielën media gjysmëzyrtare iraniane Mehr Neës.

Operacioni, i quajtur “Operacioni Premtimi i Vërtetë 3”, përfshinte “qindra raketa të ndryshme balistike” që synonin ndërtesa banimi dhe infrastrukturë në Izrael, raportoi Mehr.

Sulmet janë një “përgjigje vendimtare” ndaj sulmit fillestar të Izraelit ndaj Iranit, i cili vrau disa komandantë të lartë ushtarakë, deklaroi agjencia e lajmeve.

Autoritetet iraniane theksuan se do të “përgjigjeshin me vendosmëri ndaj çdo aventure” nga Izraeli, sipas Mehr, shkruan BBC, transmetimi Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.