Djali i Cher shtrohet në spital për shkak të mbidozës NULL NULL 15.06.2025 22:10 15.06.2025 22:10 Djali 48-vjeçar i Cher, Elijah Blue Allman, është shtruar në spital. Djali i ikonës së muzikës 79-vjeçare dhe të ndjerit, Gregg Allman u dërgua me urgjencë në spital pas mbidozës në Kaliforni, të shtunën në mëngjes, raporton TMZ. Elija thuhet se është ende në spital dhe “duke marrë kujdesin më të mirë të mundshëm”, raportoi gazeta, duke shtuar se ai “është me fat që ka mbijetuar”, transmeton Klankosova.tv. Nuk dihet se çfarë barna përdorte Elija në kohën e shtrimit në spital. Shqetësimi i vetëm i Cher tani “është për mirëqenien e djalit të saj dhe ajo po bën gjithçka që mundet për t’i marrë atij ndihmën që i nevojitet”, sipas një burimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks