Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë

NULL NULL
15.06.2025 20:50

E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, dhe këtë të diel, këmbët e tij shkelën për herë të parë tokën shqiptare.

Seb Ponari i vendosi vetes një qëllim jashtëzakonisht sfidues, të përshkojë 2,750 kilometra për 40 ditë. Por më shumë se një sfidë fizike, ky ishte një udhëtim shpirtëror.

Në një periudhë të shkurtër, Sebi kaloi dy tragjedi familjare që tronditën thellë jetën e tij. Në përballje me dhimbjen dhe depresionin, ai gjeti qetësi tek vrapimi.

Kjo sfidë që ndërmori nuk ishte thjesht për të provuar veten, por për të dhënë një mesazh për të gjithë ata që përballen me sfida të shëndetit mendor.

Në këtë nismë, ai nuk ishte vetëm. Mijëra persona u bënë pjesë e kauzës së tij, duke dhënë mbështetje morale dhe financiare.

Të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për organizata që ndihmojnë personat që vuajnë nga këto probleme./tch/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.