Panairi i librit, “Abetarja”, libri më i shitur (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 20:41 15.06.2025 20:41 Qindra tituj për pesë ditë ishin grumbulluar të njëjtin vend. Por, për çudi libri më i shitur ishte ai nga i cili mësohen shkronjat, “Abetarja”. Botuesit pritën që numrin më të madh të adhuruesve të librit t’i kenë nga gjenerata e re në edicionin e 25 të “Panairit të Librit” në Prishtinë që u hap të mërkurën. Mirëpo, ndodhi krejt e kundërta. Tendat që shitën libra këtë vit, ani se me çmime me të ulëta, nuk e mbyllën kënaqshëm. E në ditën e fundit nuk mungoi as prania e më të vegjëlve. Edhe në “Panairin e Librit” të vitit 2025, i cili mbahet në kryeqytet, pati shumë shtëpi botuese nga vendet e ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 17 orë më parë