Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëndrimet e minoriteteve: Pakicat janë për zhbllokim të situatës (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2025 20:22

Disa nuk e çojnë dorën për të parin, por ka që mbështetjen nuk ua japin tjerëve.

As Vetëvendosja, e as paritë tjera shqiptare pa të edhe  po u bënë bashkë, vota boll nuk kanë pa përfaqësuesit e  komuniteteve joshumicë.

Megjithëse asnjëra palë nuk llogaritë në ato të Listës Serbe, një deputet që nuk vjen prej këtij subjekti por që i takon grupit më të madh të pakicave, nuk përjashton mundësinë se mund ta votoj një qeveri të partive ish-opozitare, anise deri tash qe ministër në kabinetin e Albin Kurtit.

Në një tjetër deputet mund të llogarisin dyja palët, meqë nuk don të marrë epitetin e bllokuesit.

Veç pos ekzekutivit të Kurtit, ajo që edhe tash kryen detyrën e zëvëndëses së tij, nuk ka votë për tjerët.

Pas shpalosjes së planit 15 pikësh nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë e Unitetit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kishte sfiduar partinë e tretë që ti sjellë 19 vota nga deputetet e vet, e pjesën tjetër ta siguroj ky për ta bërë qeverinë e ish-opozitës.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.