Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshme ndaj amerikanëve NULL NULL 15.06.2025 19:40 15.06.2025 19:40 Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka lëshuar një paralajmërim për sigurinë, duke paralajmëruar për një rritje të mundshme të dhunës apo sulmeve ndaj amerikanëve në Irak. Poashtu ambasada ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin vendet e frekuentuara nga të huajt dhe çdo tubim apo turmë të madhe njerëzish, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ambasada e SHBA-së në Bagdad është në dijeni të një potenciali të shtuar për dhunë ose sulme ndaj bizneseve amerikane dhe vendeve të frekuentuara nga qytetarët amerikanë,” thuhet në paralajmërimin për sigurinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të majme të parasë publike (FOTO) 15 minuta më parë