Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ishte duke u larë me kushërinjtë, mbytet një 22-vjeçar në lumin Mat

NULL NULL
15.06.2025 19:23

Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e mbytjes në lumin Mat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 16:00, teksa i riu, shtetasi K. Elezi, me banim në Skuraj, ishte duke u larë me kushërinjtë dhe ka humbur jetën, raporton Tv Klan.

I riu, është nxjerrë fillimisht me shenja jete, por rrugës për në spital, ka vdekur.

“Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.