Pas deklaratës së Trumpit, Tahiri: Koha me u kfjell, koha me u përbë Kuvendi NULL NULL 15.06.2025 18:41 15.06.2025 18:41 Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë duhet të lexohet me kujdes. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se pas deklaratës në fjalë duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. “Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë”. “Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika: Liria e pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim ‘deal’ që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar”. “Është koha për përfaqësim të dinjitetesh, serioz e të mençur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrëzave të ngushta partiake e personale. Vendimet për të ardhmen e nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence”, tha Tahiri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 16 orë më parë